Kuvendi mblidhet nesër, në rend dite 14 pika

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të hënën në një seancë plenare.

Seanca është thirrur për në orën 10:00, ndërkaq në rend të ditës janë 14 pika.

Seancat e Kuvendit të Kosovës, tash e një kohë po përballen me mungesë kuorumi në vendimmarrje.

Më poshtë e gjeni rendin e ditës të seancës së 30 nëntorit:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-005 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.03/L-221, me Ligjin nr.04/L-116, me Ligjin nr.04/L-194, me Ligjin 05/L-063 dhe me Ligjin 05/L-007,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-043 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë,
  5. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020-2024,
  6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, për vitin 2019,
  7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë, për vitin 2019,
  8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2019,
  9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2019,
  10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2019,
  11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2019,
  12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019,
  13. Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,
  14. Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyertues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.