Seanca e Kuvendit të Kosovës, 4 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Kuvendi mban seancë më 20 shtator  

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë më 20 shtator (e hënë) nga ora 10:00. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot.

Kuvendi me këtë rast do të nis sesionin vjeshtor të punës pas pushimeve.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se arsyeja e caktimin të seancës të hënën e ardhshme, është se më 16 shtator (e enjte) është i paraparë takimi mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Çfarë do të shqyrtohet në seancën e re plenare, përveç pikave të zakonshme është edhe Projektligji për  të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, Projektligji për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit dhe formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e 8 kandidatëve anëtar nga komuniteti shqiptar dhe 1 anëtar nga komuniteti serb për Bordin e RTK-së”, tha ajo.