Kuvendi mban 1 minut heshtje për Ismet Pejën

Kuvendi i Kosovës i nisi punimet sot me një minut heshtje për ndarjen nga jeta të këngëtarit Ismet Peja.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci kërkoi që të gjithë të ngriten në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje për nderim të jetës dhe veprës së Pejës.

“Më shumë se 66 vite karrierë e suksesshme  u ndërpre sot andaj në nderim të jetës dhe veprës të këngëtarit Isemt Peja ju ftoj për një minut heshtje”, tha ajo.

Vdes këngëtari Ismet Peja