Kuvendi maratonik i Odës së Avokatëve, avokati e bën ‘një sy gjumë’

Për rreth 7 orë ka vazhduar të mbahet Kuvendi i Odës së Avokatëve ku pritet të përzgjidhen delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Prishtinës në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Stërzgjatja e kësaj mbledhje i ka lodhur disa nga pjesëmarrësit të cilët janë munduar të pushojnë në ambientet e  sallës ku po mbahet.

KALLXO.com ka siguruar fotografi ku shihet se një avokat është shtrirë në karriget e sallës për të pushuar.

Më herët gjatë ditës, avokatët u fotografuan edhe teksa lexonin gazeta derisa Kuvendi po mbahej.

 

Kuvendi që ka nisur në orën 10 ishte paraparë të përfundojë në orën 13. Sot po bëhet votimi për përzgjedhjen e delegatëve që do ta përfaqësojnë degën e Prishtinës në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Në fillim të Kuvendit kishte pasur mospajtime mes avokatëve lidhur me listat e kandidatëve për delegatë.

Pas zgjidhjes së këtij problemi, avokatët votuan dhe momentalisht po bëhet numërimi i këtyre votave.