Kuvendi lejon deficit më të lartë buxhetor

Kuvendi i Kosovës ka diskutuar për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, në mënyrë që të lejohet deficit më i lartë buxhetor si dhe të ndryshohet bilanci bankar i shfrytëzueshëm.

Nga 63 deputet që kanë marrë pjesë në votim, ky projektligj ka kaluar me 45 vota për 7 kundër dhe 1 abstenim.

Bedri Hamza, propozuesi i këtij projektligji tha se ndryshimi i ligjit është i nevojshëm dhe i domosdoshëm.

“Me qëllim të jemi në përputhje me ligjin kemi bërë propozim që të plotësohet dhe ndryshohet ky ligj dhe kryesisht dy çështje siç janë lartësia e deficitit buxhetor dhe bilanci bankar i shfrytëzueshëm”, tha ai.

Hekuran Murati nga LVV-ja tha se pajtohen me vërejtjet e PDK-së.

“Ne si komision pas shqyrtimit të projektligjit kemi vlerësuar që tash është i tejkaluar me qenë se Kuvendi ka marr vendim për çështjen e njëjtë. Në lidhje me vërejtjet që u përmendën nga zoti Hamza pajtohem”, tha ai.

Edhe Arben Gashi kryetari i GP të LDK-së tha se e përkrahin kërkesën e PDK-së.

“Kjo çështje është trajtu edhe më herët. Nëse PDK vlerëson që është e rëndësishme që të kthehet në normë ligjore vendimi që marr më herët prej kuvendit ne e përkrahim.