Kuvendi Komunal i Lipjanit, Foto Komuna e Lipjanit

Kuvendi komunal i Lipjanit miraton rregullore për menaxhimin e mbeturinave

Kuvendi Komunal i Lipjanit ka zhvilluar sot punimet e mbledhjes së 37-të, mbledhje në të cilën u aprovuan pika e rendit të ditës të cilat ishin propozuar për shqyrtim gjatë kësaj seance.

Sipas njoftimit të Komunës së Lipjanit, në këtë mbledhje është prezantuar raporti gjashtëmujor i punës së zyrës së kryetarit edhe shqyrtimi-diskutimit i raportit të Auditorit të jashtëm.

Kuvendi komunal mes tjerash ka miratuar edhe disa pika, sic është rregullorja për menaxhimin e mbeturinave në territorin e komunës së Lipjanit.

Pikat e tjera të miratuara janë edhe propozim vendim mbi aprovimin e Buxhetit për vitet 2021-2023, propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për taksat komunale 15 Nr.434-79235 të datës 20.12.2019, propozim rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për ndarjen e Bursave për student të Komunës së Lipjanit 15 Nr.607-19941 e datës 29.05.2020.

Kuvendi komunal kaloi edhe propozim vendimin për zëvendësimin e antarëve të komisionit komunal të aksionarëve, propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 15Nr.40-19921 të datës 29.05.2020 për ndarjen e mjeteve financiare për punëtorët e Komunës së Lipjanit që kanë punuar në teren gjatë pandemisë Covdi-19, propozim vendimin për bartjen e rezervës komunale 2020 dhe është diskutuar procedimi i prezantimit të raportit të përformancës së Komunës së Lipjanit për vitin 2019.