Kuvendi Komunal i Lipjanit miraton ndarjen e 40 mijë eurove bursa për studentët

Kuvendi Komunal i Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka miratuar disa propozime.

Sipas një njoftimi të komunës, në këtë mbledhje janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Në seancë Kuvendi komunal ka miratuar propozim-vendim për ndarjen e bursave për student të Komunës së Lipjanit, e që janë ndarë 40 mijë euro.

Në këtë mbledhje janë  miratuar edhe propozim-vendimi për zëvendësimin e antarëve të Këshillit Komunal për Siguri dhe Bashkësi-KKSB, propozim-vendimi për shpalljen e Halil Kastratit qytetar nderi i Komunës së Lipjanit si dhe propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për punëtoret e Komunës së Lipjanit që kanë punuar në teren gjatë pandemisë COVID-19.

Mbledhja është mbajtur në ambientet e Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan, për të respektuar distancën dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Komuna e Lipjanit ndan bursa për studentët e dalluar