Kuvendi Komunal i Kamenicës pranon si donacion tavolina dhe karrige

Kuvendi Komunal i Kamenicës është bërë me karrige dhe tavolina të reja.

Faqja zyrtare e Komunës së Kamenicës në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se rreth 40 tavolina dhe 35 karrige, i kanëpranuar si donacion nga kompania “IQ to Link” .

Menaxheri i kësaj kompanie për Kosovë, Arton Dërmaku ka thënë, se këta inventarë do t’ua lehtësoj sado pak punën e asamblistëve dhe Kuvendit Komunal.

“IQ to Link” – Dega në Kosovë është një kompani gjermane që udhëheqë disa qendra produksioni në Kosovë.