Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kuvendi këtë javë diskuton për faljen e gjobave të shqiptuara ndaj bizneseve gjatë pandemisë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që Kuvendi të mblidhet në dy seanca këtë javë, te enjten dhe të premten.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Besnik Tahiri kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten të mbajë seancë dhe të premten në ora 10:00 do të mbahet interpelanca me çështjen e faljes së gjobave në periudhën e pandemisë.

“Të ndodhë falja e gjitha bizneseve të gjobitura gjatë pandemisë… Gjatë fushatës edhe partitë kamë mbajtur tubime… Të hyrat që mund të hyjnë nga gjobat nuk kanë ndikim të drejtpërdrejt… Një rezolutë për faljen e gjobave do të ndihmonte gastronominë”, tha Tahiri.