Kuvendi kërkon mendimin e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që ta procedoj projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme për mendim në Qeverinë e Kosovës.

Mbledhja e Kryesisë është mbajtur sot gjatë ditës.

“Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”. Pas diskutimeve, Kryesia procedoi projektligjin për mendim në qeveri”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.