Seanca e Kuvendit të Kosovës, 4 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Kuvendi i vazhdon punimet të hënën, në rend dite edhe zgjedhja e Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës punimet do t’i vazhdojë të hënën më 6 dhjetor, në orën 11:00.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend dite do të jetë mes tjerash edhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Gjiashtu pika tjera janë edhe: votimi për emërimin e kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit, votimi për përzgjedhjen e një kandidati për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit më 30 nëntor, kishte dështuar shkaku i kuorumit, ndërsa në ditën e njëjtë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka caktuar për të hënën, më 6 dhjetor 2021, në orën 11:00, vazhdimin e punimeve të Kuvendit, me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Kjo është hera e tretë me radhë që Konjufca i thërret seancat pa kuorumin e Kryesisë.

Rendi i ditës për seancën e 5 dhjetorit do të jetë:

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:

-Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik  dhe 6 gusht 2021:

– Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

– Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

– Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,  Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:

-Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22 dhe 23 nëntor 2021:

– Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

-Votimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,

– Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020,

– Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

– Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020,

– Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,

– Votimi për emërimin e kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,

– Votimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

– Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 25 dhe 26 nëntor 2021:

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-067 për inspektimet,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,

– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,

– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,

– Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,

– Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.