Foto: Kuvendi i Shqipërisë, Facebook 10 shtator 2021

Kuvendi i Shqipërisë mbajti seancën e parë, rimblidhet pasdite

Kuvendi i Shqipërisë ka përfunduar seancën e parë për konstituimin e legjislaturës së dhjetë, pas zgjedhjeve të këtij viti të cilat i fitoi Partia Socialiste e Edi Ramës.

Seanca parë u drejtua nga deputetja më e vjetër në moshë Luljeta Bozo nga PS-ja, e cila bëri thirrje për bashkëpunim mes partive në vend.

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish sot pasdite nga ora 17:00 , ku pritet të betohen deputetët e rinj.

Në atë seancë pritet të bëhet edhe zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit.

Vëmendjen më të madhe sot nga zhvillimet në Kuvend, e ka marr ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili mori pjesë ne seancë, edhe pse një ditë më parë kryetari aktual i partisë e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

Berisha: Ka pazare të fëlliqura Basha-Rama, nuk tërhiqem