Kuvendi i Kosovës ratifikon disa marrëveshje ndërkombëtare
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot disa marrëveshje ndërkombëtare.
Me 85 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022.
Edhe tri marrëveshje tjera ndërkombëtare me Slloveninë u ratifikuan në prezencën e mbi 80 deputetëve në sallën e parlamentit.
Marrëveshja për zbatimin e ndërsjellë të aktgjykimeve në çështjet penale, marrëveshja mbi ekstradimin dhe marrëveshja për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale, janë tri marrëveshjet mes Kosovës dhe Sllovenisë.
Ndërsa, marrëveshja tjetër që u miratua sot është ajo për aderimin në Marrëveshjen për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e zhdukur.
Për këtë marrëveshje, 85 votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kuvendi po vazhdon punimet e seancës së sotme të cilës përmes një mocioni iu shtua shqyrtimi i Projektligjit për ndarjet buxhetore përmes të cilit mundësohet bartja e të hyrave vetanake të komunave.
Kuvendi fut në rend të ditës ndryshimin e ligjit që mundëson bartjen e të hyrave vetanake te komunat