Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, Foto: Kuvendi i Kosovës-Facebook

Kuvendi i Kosovës pritet të shpenzojë deri në 40 mijë euro për tepisona e perde

Të premten që shkoi, Kuvendi i Kosovës publikoi thirrjen për kontratë për tu furnizuar me tepisona dhe perde.

Sipas njoftimit për kontratë, për këtë tender është parashikuar kontratë deri në 40 mijë euro.

Në këtë tender njoftohet se është përdoret procedura e hapur e prokurimit me kriter të dhënies çmimin më të ulët.

Përmes këtij tenderi planifikohet të bëhet furnizim me tepison, tepihë të ndryshëm, perde të trasha dekoruese dhe materiale të ngashme.

Për çështje informimi, Kuvendi tregon se ka paraparë edhe një vizitë sqaruese por jo detyrues të ju ofrohet ofertuesve para dorëzimit të tenderëve

Një vizitë para dorëzimit të tenderit do të mbahet më datën 20.10.2020 në orën 14 00 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.