Kuvendi i Kosovës nuk ka kuorum për ta votuar Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan

Kuvendi i Kosoëvs nuk ka arritur ta votoj ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani tha se vetëm 73 deputet kanë marrë pjesë në votim dhe nuk ka kuorum të mjaftueshëm.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, tha se duke e pas parasysh që ky është projekt tepër i rëndësishëm i Komunës së Gjilanit ka kërkuar votën për.

Hekuran Murati në memër të komisionit për Buxhet dhe Transfere tha se komisioni ka dhënë rekomandim pozitiv.

Në emër të Lëvizjes Vetëvensosje, Murati ka kërkuar nga ministrja Bajrami që të ofroj dëshmi që është kryer procesi i shpronësimit dhe pastaj konsideron se mund ta marr mbështetjen e GP të LVV-së.

Fatmir Rexhepi nga LDK tha se sa më shpejtë të aprovohet aq më mirë është të filloj ky projekt në rezlizimin e tij.

Kujtim Gashi nga PDK tha se PDK i jep mbështetje këtij projektligji dhe kërkon nga qeveria që projekte të tilla të fillojnë edhe në komuna tjera.

“Do ta mbështesim megjithatë kërkojmë nga qeveria edhe në dis komuna tjera me numër të madh të banorëve të realizon projekte të tilla”, tha ai.

Edhe gazmend Abrashi nga AAK tha se e përkrahin fuqishëm këtë Kontratë Financiare.

Ministrja Bajrami pas përfundimit të fjalimeve, tha se aktualish kryetari i Komunës së Gjilanit ia ka konfirmuar që gjitha procedurat kanë përfundu për shpalljen e pronës me interes public.

“Shumica janë prona publike ndërsa pagesat e privatëve nuk mund të pasguhen pa u ratifiku marrëveshja”, tha Bajrami.

Kërkesë kishte edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani. Ajo kërkoi të mos votohet propozimi i amandamentit që e ka bërë Komisioni për Buxhet dhe Transfere.

“Amandamenti i propozuar thotë që në titullin e projektligjit të hiqet faja ‘Republikës’ së Kosovës, në mënyrë që teksti i projektligjit i cili është dy tri nene të harmonizohet me tekstin e marrëveshjes. Në arsyetim thuhet se ky propozim amandament është i natyrës teknike. Më lejoni të sqaroj që kjo është e natyrës politike”, tha Osmani.

“Propiozimi im është që ky amandament mos të votohet por që marrëveshja në tërsi të miratohet”, tha Osmani.

Hekuran Murati, tha se e tërheqin si amandamentin, për të vazhduar vetëm me votimin e marrëveshjes.

Me 47 vota për Kuvendi i Kosovës gjithashtu nuk ka pasur kuorum për ta votuar shqyrtimin e parë të Projektligjit për Peticione.