Sistemi elektronik në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës nis sesionin vjeshtor me pajisje të reja teknologjike

Kuvendi i Kosovës ka nisur sesionin vjeshtor me pajisje të reja teknologjike, sot më 12.09.2024.

Pas shumë kohësh, deputetët kanë votuar në mënyrë elektronike për pjesëmarrje në seancë.

Për tri vjet, sistemi elektronik në parlament ka qenë jashtë funksionit, prandaj deputetët kanë votuar me dorë.

Për shkak të kësaj, Kuvendi i Kosovës nuk i ka të arkivuara votat e deputetëve dhe disa herë ka pasur diskutime rreth numrit të votave.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në emisionin Kallxo Përnime, më 15.09.2024 kishte thënë se sistemi është afër rregullimit përmes donacionit nga një shtet tjetër.

Konjufca kishte theksuar se çdo seancë parlamentare është e incizuar dhe se me kamera mund të shihet se kush çka ka votuar.

“Çdo seancë është me kamerë e incizuar. Nëse ti ma dërgon mua një pyetje se qysh ka votu ose çka ka votu një deputetë, ne me kamera mund t’i nxjerrim shumë kollaj. Një qeveri e Kosovës ka ra në Gjykatë Kushtetuese me një metodë të tillë, jo në mënyrë digjitale tu e shiku se qysh ka votu, po me kamerë”- pati deklaruar ai.

Instalimi i pajisjeve të reja kishte filluar në muajt e fundit të sesionit pranveror.