Kuvendi i Kosovës në fillim të marsit mban tri seanca

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se përveç seancës së jashtëzakonshme të së hënës me 2 mars, që u kërkua nga opozita për çështjen e tarifës, Kuvendi do të mbajë edhe dy seanca të tjera me 5 dhe 9 mars.

“Do të kemi seancë me 5 mars për të shënuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe po ashtu me datën 9 mars , meqë 8 marsi është ditë e diel, mars do ta kemi një seancë lidhur me Ditën Ndërkombëtare të Gruas, por do të jetë seancë tematike që do ti kushtohet sensibilizimit të çështjes së grave të dhunuara gjatë luftës”, tha Osmani.

Kryeparlamentarja tha se kanë trajtuar edhe disa çështje procedurale.

Sipas saj janë një sërë bordesh që iu ka kaluar mandati një numri të anëtarëve, kërkohet me ligj që Kuvendi ti shpall konkurset për ta.

LIVE – Konferenca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

LIVE – Konferenca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 28 février 2020