Kuvendi i Kosovës i nis punimet me vonesë dhe pa kuorum

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se sot në orën 10:00 vazhdojnë punimet e Kuvendit.

Por, kaluan rreth 40 minuta dhe deputetët ende nuk janë mbledhur për të filluar seanca.

Kryetarja e kuvedit Vjosa Osmani tha se nuk ka ende kuorum në sallë, por i ka nisur punimet.

“Vetëm 35 deputetë janë së sall i lus grupet parlamentare që deputetët të jenë present”, tha ajo duke thënë se do ta nisin diskutimin.

Edhe në seancat e tjera Kuvedi i ka nisur seancat me vonesa.

Rendi i ditës për seancën e sotme është:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-021 për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës,
  2. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020-2024,
  3. Debat parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës,
  4. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës për miratimin e buxhetit të këtij Komisioni Hetimor,
  5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për vitin 2019,
  6. Debat parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbaj të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur,
  7. Debat parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.