Kuvendi i Kosovës/ Foto: KALLXO.com

Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca këtë javë

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që këtë javë të mbahen tri seanca, dy të enjten dhe një të premten.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se të enjten do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për masat e energjisë dhe një tjetër me vazhdim të pikave të papërfunduara.

Ndërsa sipas Rrustemit, të premten do të ketë seancë plenare.

“Gjatë kësaj jave do të kemi tri seanca. Të enjten do të kemi seancë të jashtëzakonshme për masat e energjisë pastaj po në të njëjtën ditë do të kemi vazhdimin me pikat e papërfunduara ndërsa të premten seancë plenare” – tha Rrustemi.

Rrustemi theksoi se ne seancën e së premtes janë dy pika të rëndësishme, emërimi i Komisionit për vetingun dhe Projektligji për paga.