Ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Foto: KALLXO.com

Kuvendi hap thirrjen për nominimin e një gjyqtari për Gjykatën Kushtetuese

Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 02. 04. 2021, ka publikuar ftesën/thirrjen për paraqitjen e nominimeve për një (1) gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në bazë të vendimit të Komisionit të posaçëm për shqyrtimin e nominimeve të kandidatëve për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, të datës 1 prill 2021.

Sipas këtij konkursi, kandidatët për pozitën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës; juristë të shquar me reputacion të shkëlqyeshëm profesional, me jo më pak se 10 (dhjetë) vjet përvojë pune profesionale, veçanërisht në fushën e së drejtës publike dhe kushtetuese të dëshmuar, mes tjerash, përmes punës profesionale si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, shërbyes civilë ose mësimdhënës universitarë dhe punë të tjera të rëndësishme të natyrës juridike,  individë me reputacion të shkëlqyeshëm moral, të cilët kanë aftësi të plotë veprimi dhe të cilët nuk janë dënuar për ndonjë vepër penale.

Nominimet dhe aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 21 prill 2021, në  orën 16:00.

Informacione shtesë rreth këtij konkursi mund të gjeni në këtë LINK.