Kuvendi hap konkurs për t’i plotësuar pozitat e lira në 7 institucione të pavarura

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se ka shpallur konkursin për plotësimin e pozitave të lira në shtatë institucione të pavarura të Kosovës që i japin llogari Kuvendit.

Kuvendi ka shpallur konkurs për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Këtë pozitë momentalisht e mbanë Hilmi Jashari.

Kuvendi ka shpallur konkurs për zgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Poashtu ka shpallur konkurs për zgjedhjen e 7 anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ku prej tyre së paku dy anëtarë duhet të jenë nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë si dhe 2 anëtarë të gjinisë femërore.

Është shpallur konkursi edhe për dy anëtarë të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media, për zgjedhjen e tre anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Për zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile, Për zgjedhjen e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Këta janë kandidatët për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës