Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kuvendi hap dyert për fëmijët për nder të 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, të martën, në kuadër të aktiviteteve për nder të kësaj dite, prej orës 15:00 deri në 19:00, fëmijët së bashku me prindërit e tyre mund ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës.

Përmes një njoftimi, legjislativi ka njoftuar se kjo mund të bëhet duke i respektuar rregullat e COVID-it sipas vendimit më të fundit të datës 31 maj 2021 të Qeverisë së Kosovës.

“Po ashtu janë të mirëseardhura edhe mediat dhe i ftojmë t’i përcjellin aktivitetet e të parit të Kuvendit për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”, thuhet në njoftim.