Kuvendi i Kosovës - Arkiv

Kuvendi formon Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve të Bordit të RTK-së

Me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës e ka formuar Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Kryetari i këtij komisioni do të jetë Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Armend Muja do të jetë zëvendëskryetari i parë, Doarsa Kica, Saranda Bogujevci, Ardian Gola dhe Fitim Uka, anëtar nga LVV-ja.

Nga Partia Demokratike e Kosovës anëtar do të jenë Mërgim Lushtaku dhe Blerta Deliu – Kodra.

Igor Simiq anëtar nga Lista Serbe, Albana Bytyçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga Grupi Multietnik Duda Balje.