Seanca e Kuvendit më 11 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Kuvendi formon komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarët e KPM-së

Me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës e ka formuar komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 3 anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, prej tyre 2 nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një 1 nga radhët e komuniteteve joshumicë.

Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nënkryetar i dytë i komisionit do të jetë deputeti Njazi Isaku ndërsa anëtarët tjerë, deputetët Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Fitim Haziri, Jeta Statovci dhe Valon Ramadani.

Kurse nga grupi parlamentar i PDK-së, zëvendëskryetar i parë i komisionit ad-hoc është deputeti Hajdar Beqa dhe anëtar deputetja Ariana Musliu-Shoshi.

LDK-ja ndërkaq për anëtar të Komisionit ka propozuar deputetin Agim Veliu.

Nga AAK-ja anëtare do të jetë deputetja Time Kadriaj, ndërsa nga Grupi Multietnik do të jetë Fidan Jilta.

Lista Serbe e ka lëshuar sallën e Kuvendit.