Kuvendi formon Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KPM-së

Me 63 vota për, Kuvendi i Kosovës e ka formuar Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Në seancën e kaluar grupet parlamentare kanë bërë të ditur emrat që do të jenë pjesë e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Nga Lëvizja Vetëvendosje janë propozuar Salih Zyba, nënkryetar dhe anëtarët Alban Hyseni dhe Arta Barajlia. Nga LDK-së, nënkryetar Ilir Ferati dhe anëtarët Rrezarta Krasniqi dhe Ardian Shala.Nga PDK-ja janë caktuar, Ariana Musliu-Shoshi dhe Besa Ismaili, ndërkaq, nga AAK-ja deputeti Rasim Selmanaj. Kurse, nga Nisma, deputeti Veton Berisha.