Kuvendi fillon punimet me një minutë heshtje për këngtarin Ismet Bogujevci

Kuvendi i ka filluar punimet me një minutë heshtje për këngëtarin Ismet Bogujevci i cili vdiq ditë më parë.

Deputetet e Kuvendit te Kosovës janë mbledhur për seancën e jashtëzakonshme me piken e rendit të ditës Prezantimin e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.

Në seancë shihen edhe deputetët e dy grupeve më të mëdha opozitare Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ani pse javën e kaluar kishin thënë se nuk do të marrin pjesë në seancë deri në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për t’i shprehur shqetësimet e tyre.