Kuvendi filloi punimet me një minutë heshtje për 10 viktimat e aksidentit në Kroaci

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë filluar seancën me një minutë heshtje, për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se një minutë heshtje do të mbajnë për t’i nderuar bashkatdhetarët që e humbën jetën në aksidentin tragjik.

“Propozoj që të mbajmë një minutë heshtje për t’i nderuar 10 bashkatdhetarët të cilët para tri ditësh në aksidentin tragjik në Kroaci e humbën jetën”, tha Konjufca.

Për aksidentin më 26 korrik ishte shpallur ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë tek me autobus po udhëtonin nga Gjermani në Kosovë.

Aksidenti tragjik në Kroaci, Kosova në ditë zie