Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Kuvendi e zgjedh edhe drejtorin e tretë të bordit të KOSTT-it

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Nebih Zariqi anëtarin e tretë të bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, (KOSTT).

Në raundin e dytë të votimeve kandidat ishin Nebih Zariqi i cili morri 62 vota për dhe Kushtrim Krasniqi 10 vota për.

Në raundin e parë të votimeve për këtë bord është zgjedhur, Jeton Mehmeti i cili do të jetë edhe kryesues i bordit pasi ka marrë 63 vota të deputetëve në raundin e parë dhe Arben Dodaj është zgjedhur drejtor në bordin e KOSTT me 56 vota të deputetëve.

Për herë të parë, Kuvendi i Kosovës ka votuar ndaras për kandidatët burra dhe gra, në mënyrë që të sigurohet barazia gjinore në bord.

Por nga gratë kandidate, asnjëra nuk ka arritur të marr votat e mjaftueshme dhe është kërkuar të rishpallet konkursi. Gjithashtu edhe për pozitën e komunitetit jo shumicë Kuvendi i ka rekomanduar qeverisë të shpall konkurs për të plotësuar pozitën vakante.

https://kallxo.com/lajm/zgjedhen-dy-drejtore-te-bordit-te-kostt-it/

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani tha se do të kërkoj nga komisioni përgjegjës nëse do të kërkojnë të përsëritet konkursi për pozitat e lira për gra në bordin e drejtorëve te KOSTT-it.