Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Kuvendi e Qeveria vazhdojnë bashkëpunimin me britanikët për pozitat e larta drejtuese

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri Avdullah Hoti sot do të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandum Bashkëpunimit me Ambasadën Britanike për pozitat e larta drejtuese.

Ngjarja do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, në ora 13:00.

Sipas njoftimit, mediat marrin pamje gjatë nënshkrimit dhe më pas do të ketë konferencë për media.

Edhe Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar sot në ora 12:00, do të nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi.

Siç njofton Kuvendi i Kosovës, kjo marrëveshje reflekton përpjekjet e përbashkëta për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit.

Për disa vite radhazi britanikët kanë monituruar proceset e rekrutimeve të pozitave të larta nëpër institucionet publike.

BIRN ka qenë pjesë e monitorimeve në shumë institucione publike gjatë përzgjedhjes së kanditatëve në pozita të larta – LINK