Kuvendi e formon Komisionin hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë nga qeveria Kurti

Në seancën e sotme të Kuvendit është formuar Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Propozimi për këtë komision është bërë nga Partia Demokratike e Kosovës, me 74 vota për, 10 abstenime dhe asnjë votë kundër është formuar ky komision.

“Ne kemi propozu këtë komision në afat 6 muaj për të bërë hetimin e menaxhimit të pandemisë. Ky komision i bënë ndër edhe vet LVV dhe është në të mirën e krejtve ta kemi një raport final”, tha Eliza Hoxha.

Kurse, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani i ka lexuar emrat që do ta përbëjnë këtë komision.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila kryesuese, anëtare Labinotë Demi Murtezi dhe Fatmire Kollcaku. Nga LDK Ekrem Hyseni, Ilir Ferati dhe Veton Berisha. Nga PDK Zëvendëskryesuese Eliza Hoxha dhe anëtar Bekim Haxhiu. Nga AAK  Shkumbin Demalijaj, nga Lista Serbe Misllosh Peroviq si dhe nga Nisma Endrit Shala.