Kuvendi do të shpallë konkurse për institucionet e pavarura pas kalimit të situatës me COVID-19

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, u takua sot me kryetarët e komisioneve parlamentare: Fatmire Kollçaku, Driton Selmanaj dhe Rasim Demiri.

Sipas një njoftimi për media, në këtë takim u diskutua lidhur me publikimin e konkurseve për pozitat e lira në disa prej institucioneve të pavarura që Kuvendi i shpallë.

Tutje në njoftim u tha se këto konkurse do të shpallen pas normalizimit të situatës nga pandemia COVID-19.

“Për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, si dhe përfundimit të kontratës me kompaninë e angazhuar nga Ambasada Britanike për monitorimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, u vendos që shpallja e konkurseve të bëhet pas normalizimit të situates”, përfundon njoftimi.

Deri më tani, në Kosovë janë regjistruar 170 persona të infektuar me coronavirus, 24 të shëruar dhe 4 të vdekur.