Foto: Atdhe Mulla

Kuvendi do të mbajë seancë solemne për përvjetorin e pavarësisë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi të legjislativit, seanca do të mbahet të hënën me 17 shkurt.

Seanca solemne është thirrur për në orën 11:00, përderisa është vetëm një pikë e rendit të ditës “Shënimi i 12 -Vjetorit të  shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës është konstituuar me 26 dhjetor të vitit të kaluar.

Për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës pritet të mbahen një sërë aktivitetesh shtetërore.