Kuvendi do të diskutoj të enjten për mosliberalizimin e vizave

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që ditën e enjte të vazhdohet seanca e mbetur dhe të nis një seancë e re.

Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila njoftoi se të enjten pritet të mbahet debat parlamentar për mosliberalizimin e vizave si dhe mocioni i përmbajtësor për rritjen e çmimeve.

“Do të mbahet debati parlamentar për mos liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian për Kosovën, dhe mocioni përmbajtësor i propozuar nga grupi parlamentar i LVV për adresimin e rezolutës e cila do të merret me masat që duhet ti merr qeveria për ballafaqimin me rritjen e çmimeve”, tha ajo.

Kusari Lila tha se ka dakordim në parim mes subjekteve për mbështetje të mocionit procedural për ratifikimin e marrëveshjes për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.