Foto: KALLXO.com

Kuvendi dështon të votojë anëtarin për komisonin për verifikim dhe vendosje të pronave

 

Në mungesë të votave Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar të emërojë një anëtar për komisonin për verifikim dhe vendosje të pronave.

Kandidatët e propozuar nga gjykata supreme në garë ishin: Pranvera Alshiqi- Maloku dhe Korab Dibra.

Në këtë votim morën pjesë gjithsej 109 deputetë, prej tyre 66 vota ishin të pavlefshme, 40 vota ishin për Pranvera Alshiqi-Maloku, ndërsa Korab Dibra 3 vota.

Ky konkurs do rishpallet për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme.

Në këtë seancë pritet gjithashtu të votohet për pesë antërë të këshillit të pavarur mbikqyrës për shërbim civil.

Kurse sot gjatë ditës Kuvendi dështoi për të gjashtën herë të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike-COVID-19.

Dështimi i gjashtë i projektligjit për 10 përqindëshin e Trustit