Foto: Kuvendi i Kosovës

Kuvendi arsyetohet për Flamurin e leckosur

Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim pas raportimeve në mediat vendore se flamuri i Kosovës në këtë institucion është i dëmtuar.

Ndërkaq, Kuvendi ka theksuar se si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike gjatë natës së sotme, flamuri i Republikës së Kosovës në ndërtesën e Kuvendit, ka pësuar dëmtime.

Sipas njoftimit, në rastin e parë është bërë zëvendësimi i tij.

“Përkitazi me artikullin e plasuar në disa portale, për, siç thuhet, ‘gjendjen e mjerueshme të flamurit në Kuvendin e Kosovës’:​ Si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike gjatë natës së sontme, flamuri i Republikës së Kosovës në ndërtesën e Kuvendit, ka pësuar dëmtime. Në rastin e parë është bërë zëvendësimi i tij”, thuhet në sqarim.

FOTO – Muharrem Shahini – Facebook
FOTO – Muharrem Shahini – Facebook