Kuvendi aprovoi rezolutën e AAK-së për Projektligjin për zyrtarët publikë

Me 72 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën përmes së cilës i kërkon Qeverisë së Kosovës që deri më 15 tetor ta dërgojë në Kuvend për miratim Projektligjin për zyrtarët publikë.

Miratimi i rezolutës është bërë pas interpelancës me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Rezoluta është propozuar nga grupi parlamentar i AAK-së.