Kushtrim Sheremeti. Foto: Facebook

Kushtrim Sheremeti drejt kreut të Teatrit Kombëtar

Aktori Kushtrim Sheremeti është përzgjedhur si kandidatii më i suksesshëm nga Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës për të marrë pozitën e drejtorit të përgjithshëm.

KALLXO.com merr vesh se Sheremeti ka dalë të jetë kandidati më i poentuar për këtë pozitë gjatë intervistimit.

Në garë për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të TKK-së ishin edhe Avni Dalipi, Xhemail Agaj e Blerim Krasniqi.

Procesi i përzgjedhjes së kreut të TKK-së ka përfunduar sot, ndërsa pritet edhe vendimi i MKRS-së për ta zyrtarizuar Kushtrim Sheremetin në postin e drejtorit të përgjithshëm. Ky vendim nuk ka dalë deri në momentin e publikimit të artikullit.

Sipas Ligjit për teatrot, drejtori i përgjithshëm i TKK-së zgjidhet nga Këshilli Drejtues për një mandat 4-vjeçar.

Aktori Kushtrim Sheremeti ka përfunduar Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ndërsa ka luajtur një sërë rolesh në shfaqje teatrale.

Sheremeti ka qenë edhe këshilltar i ish-ministrit të Diasporës, Valon Murati.

Shpallet konkursi për drejtor të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar