Kushtetuesja zgjat orarin e punës në pritje të kërkesës së Vetëvendosjes

Gjykata Kushtetuese është duke i pritur përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për ta sjellë kërkesën përmes të cilës do ta kontestojnë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për dekretimin e kandidatit të LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti.

Orari i punës i Gjykatës Kushtetuese është deri në ora 16:00.

Mirëpo, KALLXO.com merr vesh se pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për t’i pritur deri sa ta sjellin kërkesën e tyre, Gjykata e ka vazhduar punën.

Kërkesën LVV e ka bërë para orës 16:00.

Po ashtu, KALLXO.com merr vesh se përfaqësuesit e LVV-së tashë janë në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Thaçi në një konferencë për media në ora 16:00 njoftoi se ka dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër.

Votimi i Hotit pritet të mbahet në ditët në vijim.