Kushtetuesja për dekretin e Thaçit: Ende nuk ka ndonjë vendim

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marr ndonjë vendim lidhur me dekretin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër, vendim i cili është pezulluar nga Kushtetuesja deri më 29 maj 2020.

Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula tha për KALLXO.com se ende nuk është marrë ndonjë vendim për këtë çështje.

“Jo, ende s’ka ndonjë vendim”, tha shkurtimisht ai.

I pyetur se kur pritet të dalë me vendim gjykata për dekretin në fjalë, Dula theksoi se nuk ka ndonjë informacion.

Kushtetuesja e pezulloi deri me 29 maj dekretin e presidentit Hashim Thaçi, përmes së cilit ky i fundit e mandatoi Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër.

Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi në Kushtetuese dekretin, duke kërkuar edhe masë të përkohshme ndaj tij, përderisa të dyja palët politike janë në pritjes të fjalës së fundit të gjykatës.

Pas pezullimit të mandatarit për të formuar qeverinë e re të vendit nga LDK-ja me aleatët e tjerë politik, përfaqësues të tyre por edhe ata nga krahu i kryeminisrit në detyrë Kurti janë zotuar se do të respektojnë aktgjykimin e Kushtetueses.

Së fundi Presidenti Hashim Thaçi nuk e ka përjashtuar mundësinë e dhënies së dorëheqjes në rast se Gjykata Kushtetuese vlerëson se është shkelur Kushtetuta nga ana e tij kur ka vendosur ta dekretojë Avdullah Hotin për kryeministër.

Në anën tjetër, nga LDK-ja kanë theksuar se besojnë se gjatë javës së ardhshme vendi do ta ketë qeverinë e re.

 

E kaluara e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!