Kushtetuesja arsyeton pse zyrtarët e Forenzikës nuk janë ekuivalentë me ata të Policisë, IPK-së, AKI-së e Doganës

Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin për Ligjin për Zyrtarët Publikë ka theksuar se ka nene të tij që nuk janë në përputhshmëri me disa nene të Kushtetueses së Kosovës.

Megjithatë, Kushtetuesja ka theksuar se nuk është e nevojshme që ky Ligj të shfuqizohet në tërësi.

Gjykata ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë në harmoni me gjetjet e këtij aktgjykimi, përfshirë ato për institucionet e drejtësisë.

Kurse, sa i përket institucioneve të tjera, gjykata ka theksuar se agjencitë e pavarura nuk kanë statusin e njëjtë me atë të institucioneve të pavarura kushtetuese.

Në këtë aspekt, Kushtetuesja konstatoi se as nëpunësit e Agjencisë Kosovare të Forenzikës dhe as nëpunësit civilë të Policisë së Kosovës nuk janë në pozitë ekuivalente me zyrtarët e AKI-së; zyrtarët policorë dhe të Inspektoratit Policor; dhe zyrtarët doganorë të Kosovës, dhe si pasojë nuk është e nevojshme që të trajtohen në mënyrën e njëjtë.

“Kjo për faktin se parimi i trajtimit të pabarabartë vjen në shprehje vetëm në rastet kur një trajtim i tillë bëhet për situata të njëjta apo analoge. Në rastin konkret nuk mund të flitet për një trajtim të pabarabartë sepse zyrtarët e AKF-së dhe nëpunësit civil të Policisë së Kosovës nuk janë në pozitë të njëjtë apo të ngjashme, apo analoge me zyrtarët në raport me të cilët ata (vetë) krahasohen”, thuhet në aktgjykim.

Gjykata Kushtetuese vendos për Ligjin për Zyrtarët Publikë