Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj.
Kushtetuesja aprovon ankesën e Salih Mekajt
Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot ka marrë vendim që të kthejë në rivendosje te Gjykata Supreme çështjen e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj dhe e ka aprovuar ankesën e këtij të fundit.
Mekaj në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese pretendonte për shkeljen e të drejtave të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm si dhe me nenin 6.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Pas shqyrtimit të ankesës, Kushtetuesja sot vendosi që ta shpallë kërkesën e tij të pranueshme.
Kushtetuesja ka urdhëruar Supremen që të njoftojë Gjykatën, në pajtim me rregullin 66 (5) të Rregullores së punës, për masat e ndërmarra për ta zbatuar aktgjykimin e Gjykatës, jo më larg se më 21 qershor 2021.
Gjykata Supreme në qershor të vitit 2019 kishte konstatuar se aktgjykimi i Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit për lirimin e Mekajt ishte i jashtëligjshëm.