“Kush po e vret drejtësinë”, sonte në Jeta në Kosovë

Rastet më misterioze dhe më të përfolura të vdekjeve në Kosovë si pasojë e neglizhencës shtetërore do të diskutohen sonte në “Jeta në Kosovë”.

Policia dhe Prokuroria përballë Jeta Xharrës do të flasin lidhur me raportin e Institutit Zviceran në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit.

Si u bë që ekspertiza e jashtme pati gjetje të ndryshme nga ajo që e kishin konstatuar ekspertët vendorë?

Cilat janë dështimet e shtetit për t’i mbrojtur njerëzit nën përkujdesje?

Ekspertët e shoqërisë civile dhe hulumtuesit e KALLXO.com analizojnë rastin e Deharit dhe raste të tjera të vdekjeve në duar të shtetit.

Për këtë temë sonte flasin: Besim Kelmendi, Prokuror; Riza Shillova, Policia e Kosovës; Hilmi Jashari, Ombudsperson; Rifat Marmullaku ,OSBE; Fatmire Haliti, QKRMT dhe  Kreshnik Gashi, KALLXO.com.

Jeta në Kosovë transmetohet çdo të enjte në orën 20:15 në RTK dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com. Repriza të premten në mesditë.