Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Kush ishte Nysret Cena, 48-vjeçari që u vra në Kaçanik?

KALLXO.com ka mësuar se personi që mbeti i vrarë mbrëmë në Kaçanik është Nystret Cena.

Nysret Cena ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e më pas Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

I njëjti ka qenë i akuzuar në dy raste të ndryshme, por që ishte dalur i pafajshëm.

Nystret Cena ka qenë i akuzuar edhe në shpërthimin që ndodhi në lokalin “Sekiraqa” në vitin 2007 në Prishtinë.

Ai ka qenë i akuzuar për shpërthimin në këtë lokal, por në vitin 2013 ishte liruar nga akuzat. Cena, doli i pafajshëm në këtë rast.

Nusret Cena ishte një nga tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë të cilët që kishte ndodhur në vitin 2007 në fshatin Soponicë, pranë Kaçanikut. Edhe nga ky rast Cena doli i pafajshëm.

KALLXO.com ka raportuar një 48-vjeçar është vrarë mbrëmë në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër nga persona të panjohur.

Sipas Policisë, viktima është gjetur pa shenjë jetë në makinën e tij, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, për KALLXO.com ka thënë se hetimet janë duke vazhduar në mënyrë intensive, por pa dhënë detaje tjera.

“Hetimet janë duke vazhduar në mënyrë intensive, për momentin nuk mund të flasim më shumë” – tha Jashari për KALLXO.com.

Të dyshuarit sipas Policisë, janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Dyshohet se makina me të cilët të dyshuari lëviznin është djegur më pas.

“Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka, ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar” – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se po vazhdon hetimet për rasti.