Kryetari i Gjykatës Themelore të Pejës, Kreshnik Radoniqi - Foto: KALLXO.com

Kush është Kreshnik Radoniqi, gjyqtari special që u emërua kryetar i KQZ-së

Gjyqtari special i Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi, është emëruar sot kryesues i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas ndërprerjes së mandatit të kryesueses së deritanishme të KQZ-së, Valdete Daka.

Gjyqtari Radoniqi ka qenë kryetar i Gjykatës së Pejës nga viti 2016, pozitë të cilën e kishte dorëzuar pasi ishte angazhuar gjyqtar në Departamentin Special në Gjykatën e Apelit.

Sipas njoftimit të Presidencës, emërimi i gjyqtarit Radoniqi si kryesues i ri i KQZ do të sigurojë që integriteti i KQZ-së nuk dëmtohet më tutje si dhe do të mundësojë mbarëvajtjen e organizimit të zgjedhjeve lokale të bazuar në gjithëpërfshirjen e votuesve në ditën e zgjedhjeve brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës.

Kreshnik Radoniqi si gjyqtar gjatë karrierës se tij ka shqiptuar edhe dënim me burgim të përjetshëm. Këtë dënim e ka shqiptuar kundër Naser Pajazitajt, të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazijat në bjeshkët e Strellcit.

Gjykimi për vrasjen e Donjetës, nga ngritja e aktakuzës deri te dënimi me burgim të përjetshëm