Edon Cana, konsull i përgjithshëm në Bullgari Foto: Facebook

Kush është Edon Cana, ambasadori i shkarkuar nga Glauk Konjufca?

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca pak minuta më parë publikoi propozimin për tërheqjen e 7 diplomatëve të Kosovës nëpër shtete të ndryshme të botës.

Një nga të shkarkuarit është edhe Edon Cana, Ambasador në Bullgari.

Cana në këtë pozitë është emëruar me 1 janar të vitit 2013.

Edon Cana ka lidhje familjare edhe me ambasadoren e Kosovës në ShBA ,Vlora Çitakun, për të cilën po ashtu u propozua tërheqje . Cana është i martuar me motrën e Vlora Çitakut.

Në deklarimin e pasurisë së Canës për vitin 2019, ai ka deklaruar pasuri të paluajtshme me vlerë 925 mijë euro.

Cana ka deklaruar 2 shtëpi dhe një shitore në pronësi të prindit të tij me vlerë totale prej 300 mijë euro.

Ai poashtu në emër të prindit ka deklaruar edhe tokë e vreshta me vlerë prej 500 mijë euro.

Derisa ka deklaruar edhe një shtëpi banimi që është në pronësi të përbashkët.

Ambasadori posedon edhe një veturë në vlerë 9 mijë euro që është deklaruar në pronësi të bashkëshortes.

Cana ka 120 mijë euro kredi . Në deklarimin e pasurisë, ai ka treguar se posedon edhe Bitcoin që e ka blerë 1 mijë e 600 euro.

 

 

Shënim: Artikulli është përmirësuar tek informata për vlerën e veturës që ka qenë e shënuar gabimisht si 900 mijë në vend se të jetë 9 mijë.