Kush është Dritan Abazoviq? Ai thotë se Skënderbeu kishte prindër serbë

Dritan Abazoviq është lindur ne 1985 në një familje shqiptare në Ulqin dhe është shkolluar në Universitetin e Malit te Zi si dhe në Universitetin e Sarajevës, raporton Top Channel.

Duke u nisur nga familja e tij shqiptare, shumëkush priste një politikan tjetër në Malin e Zi, krenar për flamurin kuq e zi, por Dritan Abazoviq, nuk shfaqet i tillë. Ai drejton një forcë politike në krye të së cilës janë malazezë dhe serbë, ndërsa gjuha shqipe nuk është pjesë, të paktën në publikimet në faqen zyrtare të Partisë URA, aksioni i bashkuar për reformat. Në krye të kësaj force politike që ka marrë katër mandate dhe mund të bëjë dallimin në Malin e zi, Dritan Abazoviq erdhi pas largimit të themeluesit të saj, biznesmenit Zharko Rakçeviq.

Më herët Abazoviq ka qenë në grupimin Mali i Zi, pozitiv, por pas përçarjes së partisë u largua prej andej. Gjatë kohës kur ka qenë deputet, Dritan Abazoviç ishte një nga zërat e fortë opozitarë kundër qeverisë së Gjukanoviç. Natyrën e tij aspak nacionaliste, politikani i ri e ka ndërtuar mbi deklarime politike mbi etnitë. Ai flet shumë mirë gjuhën shqipe. Top Channel e intervistoi ditën e zgjedhjeve.

Por shqiptarëve jo vetëm në Malin e Zi i ka bërë përshtypje fakti se Abazoviq është i bindur se Skënderbeu është me prejardhje sllave, serbe. Kjo është një interviste e tij, para se në Ulqin të vendosej shtatorja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut

Ata që e njohin në Malin e Zi, e kategorizojnë Abazoviq në mesin e atyre shqiptarëve që morën identitet jugosllav. Në këtë mënyrë shpjegojnë edhe se si familja e tij Abazi, u quajt Abazoviq. Në krye të koalicionit, e zeza në të bardhë, një emërtim simbolik ky, Dritan Abazoviq është shprehur kundër asaj që e cilëson regjim 30 vjeçar të Gjukanoviq dhe se mafia nuk do drejtojë më malin e zi. Por ende mbetet për të parë se si do të bashkëpunojë një forcë liberale si URA me opozitën nacionaliste pro serbë të Malit të Zi.