Kush e futi në borxhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore?

Drejtori i shkarkuar i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Fatmir Plakiqi, ka thënë se SHSKUK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë e ka futur Fondin në borxhe.

“Kur vjen një pacient, apo familjar, për të dorëzuar kërkesën për rast urgjent, neni 2, pika 2 e udhëzimit administrativ në fuqi thotë: Të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët nuk mund të marrin shërbime shëndetësore në klinikat publike ata kanë të drejtën e aplikimit në FSSH, për t’ia mundësuar trajtimin jashtë këtyre klinikave. Asnjëherë nuk është buxhetu sa ka nevojë. Pra unë nuk i kam futur në obligime por këtë e kanë thënë vetëm sa për ta arsyetuar vendimin për shkarkimin tim” – ka thënë ai në emisionin “Kallxo Përnime”, ku po diskutohet për abuzimet në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.