Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kush e fitoi garën për Asamble në Vushtrri?

Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit në qytetin e Vushtrrisë çuan në balotazh Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Më vetëm 1% dallim në rezultatin për kryetar të komunës, Ferit Idrizi nga PDK doli i pari me 34.89%, ndërsa kryetari aktual, Xhafer Tahiri nga LDK u rëndit i dyti me 33.77%.

Të dielën, qytetarët votuan edhe për përbërjen e re të Kuvendit Komunal.

Në Vushtrri, sipas rezultateve të preliminare të KQZ-së, PDK prin me 31.43% apo 8 mijë e 341 vota për asamblenë komunale e ndjekur nga LDK me vetëm 166 vota më pak apo 30.80%, përkatësisht 8 mijë e 175 vota.

Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri, me kandidatin për kryetar, Arsim Rexhepi  është renditur e treta me 26.03% vota ndërsa në Kuvend Komunal kjo parti ka fituar 24.98% apo 6 mijë e 630 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Vushtrri ka marrë 4.22% të votave për Kuvend Komunal ndërsa kandidati për kryetar nga kjo parti ka fituar 547 vota.

Nisma Social Demokrate për Kuvend Komunal të Vushtrri ka arritur të ketë 542 vota, Lista Serbe 805 vota, Lëvizja për Bashkim 614 vota dhe Partia Demokratike Turke 311 vota.

Këtu mund t’i gjeni rezultatet preliminare për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.