Foto: BBC
Kush e fitoi debatin presidencial amerikan?
Donald Trump dhe Kamala Harris u takuan për herë të parë në skenën e debatit të parë presidencial të martën (10.09.2024) mbrëma – sipas kohës lokale amerikane – në Filadelfia.
Ata ia zgjatën dorën njëri-tjetrit, por nuk është se goditën m’u në shenjë, vlerëson BBC në një analizë pas debatit që zgjati 90 minuta.
Në përplasjet e tyre të zjarrta, Harris herë pas here e vuri në siklet ish-presidentin me sulme personale që e nxorën atë paksa prej lojës dhe ngritën temperaturat në këtë debat për të cilin kishte pritje të larta.
Ajo u përqendrua te numri i pjesëmarrësve në tubimet e tij, te sjellja e ish-presidentit gjatë kohës së trazirave të 06.01.2021 dhe te zyrtarët që kishin shërbyer në administratën e tij, që tashmë janë kthyer në kritikë të zëshëm pasi ia kthyen shpinën Trumpit, për të cilin kanë thënë se nuk i kishte mbështetur.
Thelbi i debatit ishte te ngulmimi i Harrisit për ta vënë në pozitë mbrojtëse rivalin republikan për sjelljet dhe komentet e tij të kaluara. Dhe ai shpesh ngriti goxha shumë zërin dhe lëvizi kokën në shenjë mohimi.
Përplasja për emigrantët
Amerikanët duhet të shkojnë në tubimet e Trumpit, tha Harris gjatë një pyetjeje për emigrantët, sepse ata do të iluminohen. “Njerëzit nisin të largohen herët prej tubimeve për shkak të lodhjes dhe mërzitjes”, theksoi ajo.
Ky sulm sigurisht se e vuri në siklet ish-presidentin, derisa ai kaloi pjesën më të madhe të kohës së tij për përgjigje – në një temë që do të duhej të ishte njëra prej elementeve më të fuqishme të tij – duke mbrojtur përmasat e tubimeve të tij dhe duke sfiduar të sajat.
Trumpi pastaj mori kohë duke folur për një raport që thoshte se emigrantët nga Haiti në qytetin e Springfieldit në Ohoi po rrëmbenin dhe hanin kafshët shtëpiake të fqinjëve.
Nëse debatet fitohen ose humben se kush krijon epërsi prej çështjeve ku ata janë të fortë – ose mbron dhe neutralizon aspektet e dobësisë së tij – debati i së martës mbrëma shkoi në favor të zëvendëspresidentes demokrate.
Çfarë thonë sondazhet pas debatit?
Në një sondazh të televizionit CNN me votuesit shikuan debatit thuhet se Harris pati përformancë më të mirë, sikur kanë vlerësuar edhe tregjet e basteve.
Kjo është një arritje që mund të rezultojë momentale, por taktika e Harrisit për ta gozhduar Trumpin në mbrojtje në natën e debatit ishte e qartë kur erdhi puna te debati për ekonominë dhe abortin.
Anketimet e opinionit publik thonë se shumë amerikanë nuk ishin të lumtur sesi administrata e Bidenit – me Harrisin njëra prej anëtareve kryesore – ia ka dalë ta menaxhojë mirë inflacionin dhe ekonominë.
Trumpi spikat tarifat që nuk ia shfuqizoi as Bideni
Por Harrisi e tërhoqi vëmendjen te tema e propozimi i Trumpit për tarifat për mallrat ndërkombëtare, duke e quajtur edhe “taksa Trump e shitjeve”, dhe pastaj foli për Projektin 2025, planin e pavarur konservator kundërthënës për administratën e ardhshme republikane – nëse fiton Trumpi.
Sikur se në të kaluarën, Trumpi u distancua prej projektit dhe mbrojti planin e tij të tarifave, duke spikatur se administrata e Bidenit ka mbajtur në fuqi shumë prej tarifave prej presidencës së parë të Trumpit. Këto ishin pika të vlefshme, por vazhdon të sulmonte zëvendëspresidenten për inflacionin dhe çmimet e konsumit.
Për abortin, Trumpi mbrojti menaxhimin e tij të kësaj çështjeve, duke theksuar se amerikanët e gjithë spektrit politik donin që masat mbrojtëse të abortit të njohur si Roe v Wade të përmbyseshin prej Gjykatës Supreme – një deklaratë që nuk e përkrahin sondazhet. Ai pati telashe që të dilte me një përgjigje të prerë dhe kohë pas kohe u vu në gjendje sëkëlldie.
Mospajtimet për ndalesën e abortit
Harris, njëherësh, shfrytëzoi rastin që të bënte politikanet e pasionuar, me thirrje personale familjeve që janë përballur me komplikime shtatzënie dhe kanë qenë në gjendje të marrin kujdesin e abortit në shtetet që e kanë ndaluar këtë procedurë – shtete “me ndalesa Trump të abortit”, sikur se iu referua ajo.
“Është fyese për gratë e Amerikës”, nxori përfundimin ajo.
Ishte një mesazh i moduluar me kujdes në një fushë që ajo kishte epërsi të dyfishtë kundrejt Trumpit.
Dhe me kalimin e kohës, Harrisi e vuri Trumpin në pozitë mbrojtëse me goditje gjembore që ai do të mund t’i injoronte, por dukej sheshazi se ndiente se duhet të kundërpërgjigjej.
Në një moment, Harris u pyet për qëndrimet e saj liberale, si ato për shpimet argjilore për nxjerrjen e naftës, për të cilat ajo kishte folur gjatë fushatës së saj të dështuar presidenciale më 2019 dhe prej të cilit qëndrim tashmë është distancuar. Ajo tha se qëndrimi i saj nuk kishte dalë prej fletushkave të babait të saj të pasur.
Përsëri, ish-presidenti nuk ia ndau zullumin. Në vend se ta sulmonte zëvendëspresidenten për ndryshimin e pikëpamjeve – një fushë e dukshme e saj dobësie – ai nisi të fliste se si “një hise të vogël” të pasurisë e kishte trashëguar nga i ati i tij.
Tërheqja nga Afganistani, pikë e dobët e Harrisit
Sa për tërheqjen nga Afganistani, një tjetër pikë e dobët e Harrisit, zëvendëspresidentja ndryshoi temën duke kaluar te negociatat e Trumpit me zyrtarët talibanë dhe te ftesa e tij për ta në Camp David. Ishte një temë që u sill vërdallë kohë pas kohe dhe doli të ishte efektive.
Republikanët tashmë po ankohen për atë që thonë se ishte qasje favorizuese prej moderatorëve të ABC-së, David Muir dhe Linsey Davis, në raport me Harrisin. Të dy u ndalën dhe verifikuan pretendimet e Trumpit në disa raste.
Në fund megjithatë ishin përgjigjet dhe etja e Trumpit për t’u marrë dhe sulmuar çfarëdo që Harrisi thoshte për të, duke u kthyer edhe në kryetemën e natës.
Pse Harrisi tani e do edhe një përballje
Dhe kjo ishte shuplakë fytyrës për të dy kandidatët. Saherë që kundërshtari i saj po fliste, Harrisi merrte çehre hutimi e mosbesimi. Trumpi në anën tjetër gjithnjë dukej në pozitë nënshtrimi.
Deri tani, fushata e Harrisit ishte me dy mendje kur shtrohet çështja nëse duhet të pajtohej për një debat tjetër. Pothuajse menjëherë pas fundit të debatit të parë, fushata bëri thirrje për një debat të dytë presidenciale para nëntorit.
Mjafton kjo për të kuptuar se pse demokratët mendojnë se mbrëmja e së martës shkoi fjollë për Harrisin.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com