Sami Lushtaku dhe Fadil Nura në fushatë zgjedhore Foto: Sami Lushtaku/Facebook

Kush do të luajë rolin e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku apo Fadil Nura?

Kryetari i porsazgjedhur i Skenderajt, Fadil Nura, ka treguar se kush do të luajë rolin e kryetarit në Skenderaj, ai apo Sami Lushtaku.

I ftuar në intervistë në ‘Kallxo Pernime’ Nura ka thënë se kjo pyetje i është bërë ‘klishe’.

“ Unë vetëm ligjit i përulem, vetëm para ligjit jam ‘kukull’. Zotëri Lushtakun e kam bashkëpunëtor, bile ndër bashkëpunëtorët më të mirë, me të cilin do të bashkëpunoj në interes të qytetarëve. Do të bashkëpunojë edhe me Bekimin, edhe me opozitën, edhe me shoqërinë civile. Por aty ku e jep fjalën ligji, unë nënshtrohem”, ka thënë Nura.

Ai e ka konfirmuar se Sami Lushtaku do të jetë nënkryetar i Komunës së Skenderajt.

www.kallxo.com